Një total prej 44 personash, të cilëve iu refuzua kërkesa për azil janë deportuar nga Gjermania në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Bavarisë, të cituar nga mediat gjermane, avioni me azilkërkuesit u nis nga Mynihu.

43 prej tyre kishin shkuar për azil në landin e Bavarisë, ndërsa një tjetër në North Rhine Westplahia.

“Kujtdo që i refuzohet kërkesa për azil në Bavari duhet të kthehet menjëherë në vendin e tij të lindjes”,

tha Ministri i Brendshëm, Joachim Herrmann.

/tvklan.al