Gjermania: Marrëdhëniet me Kosovën – parakusht për integrimin e Serbisë në BE

German Foreign Minister Sigmar Gabriel speaks during a news conference after his meting with Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic, in Belgrade, Serbia, Wednesday, April 12, 2017. Gabriel is on a two-day official visit in Serbia. (AP Photo/Darko Vojinovic)


Ministri gjerman i punëve të jashtme Sigmar Gabriel, tha të mërkurën në Beograd se vendi i tij mbështetë Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por Serbia duhet të punojë me reformat dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ministri Gabriele i tha presidentit të zgjedhur të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se “keni përgjegjësinë për të vazhduar reformat dhe të zhvilloni marrëdhënie më të mira me Kosovën. Ky është një parakusht thelbësorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Ai nuk ishte në gjendje të thoshte një datë të saktë se kur mund të anëtarësohet Serbia në BE.

Ministri Gabriel do të qëndrojë të enjten në Kosovë dhe të hënën në Shqipëri në vizitën e tij të parë në rajon. Më herët të mërkurën ai u bëri thirrje shteteve të Ballkanit që të tejkalojnë ndarjet e tyre.

Gjashtë vende të rajonit të Ballkanit Perëndimorë, i cili ende po rimëkëmbet nga luftërat dhe trazirat ekonomike të viteve të 90-ta, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja, Kosova dhe Shqipëria, aspirojnë anëtarësimin në BE.

Vizita e tij në Serbi përkon më një periudhë protestash pas zgjedhjeve presidenciale të 2 prillit. Ai tha se “demonstratat e protestat kundër qeverive të zgjedhura janë të mundshme e të lejueshme dhe brenda BE-së shumë të shpeshta”.

Ai shprehu shqetësimin me zhvillimet ne rajon “ku demonët e së kaluarës” po zgjohen sërish.

Muaj e parë të vitit 2017 shënuan një valë tensionesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe në Bosnje./VOA

 

Kategori
RajoniTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*






Emisione