EbolaaDyshimet për një person të infektuar me Ebola kanë vënë në alarm autoritetet gjermane. Bëhet fjalë për një 30 vjeçare, e cila përpara një jave ndodhej në Nigeri në një udhëtim.

Siç njoftojnë mediat gjermane, ajo u ndje keq teksa ndodhej në një qendër punësimi në Berlin. Dëshmitarët thanë se 30-vjeçarja ra përdhe papritur pasi humbi ndjenjat.

Ajo u dërgua menjëherë në spital, me temperaturë të lartë. Sipas mjekëve, 30-vjeçarja, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur, ka simptoma të ngjashme me ato të virusit vdekjeprurës Ebola. Megjithatë është ende herët për t’a futur atë në listën e të infektuarve, pasi duhen pritur rezultatet e analizave të gjakut.

Ekipet e emergjencës vunë gjithashtu në karantinë 7 persona të tjerë, si dhe izoluan qendrën e punësimit, 30-vjeçarja humbi ndjenjat. Nëse rezulton pozitive, atëhere ky do të ishte rasti i parë i infektimit me virusin Ebola në Gjermani.

Deri më tani në vendet europiane është regjistruar vetëm një vdekje nga ky virus dhe është pikërisht rasti i priftit spanjoll, misionar në Liberi, që vdiq më 5 gusht në një spital në Madrid.

Liberia është vendi me numrin më të madh të vdekjeve nga Ebola, që prej shfaqjes së këtij virusi në Dhjetor të 2013-ës. Rasti i parë u shënua në Guine.

Të dhënat e publikuara së fundi nga OBSH tregojnë se në 4 vendet e Afrikës Perëndimore, Guine, Liberi, Nigeri e Sierra Leone, totali i të prekurve është rritur, duke arritur në 2240, prej të cilëve 1229 kanë humbur jetën. Virusi ka prekur edhe vende të lindjes së mesme, Azisë Juglindore por edhe Shtetet e Bashkuara.

 

TV KLAN