Pas Italisë edhe Gjermania ka pezulluar Shengenin dhe arsyeja është e njëjtë, frika nga sulmet terroriste. Në kuadër të samitit te G20 autoritetet Gjermane kanë vendosur që të rivëne kontrollet e forta në pikat kufitare. Kontrolle të imtësishme do të ushtrohen si para dhe pas samitit të G20, pasi Gjermania do të mbledhë liderët botërorë në 7 dhe 8 korrik në Hamburg.

Kufijtë do të rihapen normalisht për të gjithë ata që kanë të drejtën të lëvizin pa viza në Shengen, por vetëm pas përfundimit të samitit.

 Me herët Italia pezulloi Shengenin për dhjete ditë dhe kjo do të vlejë deri në fund të muajit maj. Hapat e marrë nga Italia sërish kishin në fokus ruajtjen e sigurisë gjatë samitit të G7, që u zhvillua në fillim të muajit.

/Tv Klan