Aktori i njohur Engin Altan Duzyatan ka shpenzuar plot 2.8 milionë dollarë për një dhuratë të vetme që i ka bërë bashkëshortes së tij.

Dyzyatan, i cili prej katër vitesh luan rolin e personazhit kryesor në serialin “Ertugrul”, është martuar me të dashurën Neslişah Alkoçlar në vitin 2014, ndërsa 8 muaj më parë ata sollën në jetë Emirin.

Sipas gazetës “Posta”, aktori 38-vjeçar ka blerë një vilë tre katëshe në Çubuklu, në një prej lagjeve më të shtrenjta të Stambollit ndërsa tapinë ia ka bërë dhuratë bashkëshortes.

Sipas medias, Dyzyatan raportohet t’u ketë thënë të afërmve të tij se “

kjo shtëpi është ‘e drejta’ e bashkëshortes sime dhe djalit Emir.

/tvklan.al