Një shofere autobuzi shkolle ndihmon çdo ditë një vajzë të vogël 11-vjeçare duke stiluar flokët e saj çdo mëngjes, pasi nëna e saj vdiq dy vjet më parë nga një sëmundje e rrallë.

Isabella Pieri jeton me babanë e saj Philip, në Alpine, Utah dhe dëshironte që të kishte dikë të stilonte flokët e saj për në shkollë qëkur nëna e saj ndërroi jetë.

Megjithëse ajo ishte në gjendje që të përgatitej vetë për të shkuar në shkollë, stilimi i flokëve ishte një pjesë që ajo s’mund ta bënte dot vetë, madje as babai i saj nuk mund ta ndihmonte.

Një ditë Isabella vuri re që shoferja që e dërgonte në shkollë Dean po bënte gërshet flokët e dikujt tjetër në autobus dhe ajo mori guximin t’i kërkonte asaj të stilonte edhe të sajat.

Dean e bën çdo ditë këtë gjë dhe mësuesit e 11-vjeçares thanë se performanca e saj në shkollë është rritur ndjeshëm si rezultat i mirësisë së shoferes.

Tracy Dean, e cila 7 vite më parë ishte diagnostikuar me kancer në gji tha:

“Unë jam nënë vetë. Gjatë kohës që isha e sëmurë me kancer mendoja për fëmijët, çfarë do bënin ata pa mua. Kështu që unë i ndihmoj vajzat e vogla me shumë kënaqësi”.

Isabella tha se e sheh Dean si një nënë, duke shtuar se mirësia e saj e bën atë më të lumtur dhe ta dojë më shumë shkollën./tvklan.al