Gjetan Keta do të sfidojë sot në mbrëmje gjermanin Vincent Feigenbutz për titullin interkontinental të peshave super të mesme të federatës IBF.

Ky është një brez vakant dhe në ringun e ngritur në Karlsruhe të dy bokseirët do ta synojnë këtë vlerësim. Në peshimet zyrtare Gjetan Keta ishte thuasje një kilogram më i rëndë se rivali.

Boksieri shqiptar dëshiron një titull prestigjoz në sfidën e 25 në karrierën e tij si profesionit, ku ka triumfuar në 21 raste dhe është dorëzuar 3 herë.

17 takime, 33 – vjeçari i mbylli me nokaut. Në 26 duele Vincent Feigenbutz ka fituar 24, në pjesën dërrmuese të rasteve me nokaut dhe humbur vetëm 2. Boksieri gjerman shikohet si një sportist me perspektivë, pasi është 21-vjeç.

Përballja me 12 raunde pritet të jetë e zjarrtë dhe është parashikuar të nisë në orën 22:15.

Tv Klan