Një grua që shet rroba të përdorura në një treg të Greqisë, ka gjetur në një pako plot 5 000 mijë euro. Zonja Aleka foli për iniciativën e saj për të dorëzuar në polici shumën monetare të cilën e gjeti në rroba në tregun popullor të Papagout.

Duke folur për median greke, ajo sqaroi se nuk e ka menduar për asnjë moment të mos i dorëzojë paratë , pasi siç tha “nuk mund të mbajë diçka që nuk është e saj”. Paratë i janë dorëzuar policisë dhe deri më tani askush nuk i ka kërkuar.

Nëse brenda vitit të ardhshëm nuk kërkohen nga pronari i tyre, atëherë do të shkojnë në Fondin e Depozitave. Megjithatë, ajo u kërkoi autoriteteve që të mos shkonin atje paratë, por për “Buzëqeshjen e Fëmijës” dhe “Arkën e Botës”./tvklan.al