Qeveria pritet të bëjë publik çmimin e ri të energjisë elektrike vetëm në muajin Dhjetor.

Burime zyrtare pranë Ministrisë së Energjitike kanë pohuar për Televizionin Klan se në këtë muaj do të vendoset cili do të jetë çmimi për kilovat që konsumatorët do të paguajnë nga Janari i 2015 – ës kur dhe do të hiqet fasha mbrojtëse prej 300 kv, për të cilën çdo kilovat i harxhuar paguhej me 7.7 lekë.