gjiknuri-opinionQeveria pritet të bëjë publik çmimin e ri të energjisë elektrike vetëm në muajin Dhjetor.

Burime zyrtare pranë Ministrisë së Energjitike kanë pohuar për Televizionin Klan se në këtë muaj do të vendoset cili do të jetë çmimi për kilovat që konsumatorët do të paguajnë nga Janari i 2015 – ës kur dhe do të hiqet fasha mbrojtëse prej 300 kv, për të cilën çdo kilovat i harxhuar paguhej me 7.7 lekë.

Për herë të parë të enjten Ministri i Energjitikës zbuloi në emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu, se çmimi i ri do të jetë një mesatare mes 2 fashave ekzistuese.

Aktualisht energjia paguhet me dy çmime të ndryshme: 7.7 lekë për kilovat për 300 kW e parë dhe 13.5 leke për çdo kilovator mbi këtë fashë.

Sipas deklaratës së Ministrit Gjiknuri, pritet që çmimi të mos jetë mbi 10.6 lekë për kilovatorë.

Kryemininistri Rama ka deklaruar se për shkak të heqjes së fashës për 300 kilovatorët e parë, për shtresat në nevojë, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar qeveria do të rrisë pensionet, pagat dhe ndihmën sociale.

Tv Klan