Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, prezantoi kandidatet Vilma Bello, Elona Hodaj dhe Saniela Xhaferri në rajonin nr.5.

Gjiknuri kërkoi një votë masive për Partinë Socialiste që të mundësohet qeverisja më vete duke marrë 71 mandatet e nevojshme.

“Me vë në borxh me votë, më jep pushtetin e plotë që të bëj kontratën me qytetarët dhe nesër më kërko llogari. Jo pastaj që kam disa aleatë, aleatët shohin vetëm interesat e tyre ekonomike dhe të gjithë përgjegjësinë politike ta mbajë Partia Socialiste. Kjo nuk shkon! Prandaj ka ardhur momenti që ti bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që votën ta çojnë tek Partia Socialiste. Ta çojnë tek PS, të marrim 71 mandate dhe ta qeverisim të vetëm këtë vend, që të bëjmë realitet edhe gjitha projektet që thamë për Vlorën por të zbatojmë edhe programin tonë ambicioz”.

Gjiknuri vizitoi edhe një nga tregjet e qytetit të Vlorës duke premtuar rehabilitimin e tre të tillëve duke krijuar kushte më të mira për tregtarët dhe konsumatorët./Tv Klan