Autobuzi-qellohetPolicia e Gjirokastrës njoftoi sot se ka arrestuar 4 të rinj të dyshuar si autorë të goditjes me armë ndaj autobusit të linjës Athinë-Tiranë, ku humbi jeten një 25-vjeçar dhe një vajzë tjetër u plagos.

Në një njoftim zyrtar të policisë lokale thuhet se janë ndaluar shtetasit: Klajdi Tringa 20 vjeç, Besmir Ruçi 23 vjeç, Jurgen Lola 22 vjeç dhe Gentian Beqiraj 29 vjeç, që të katërt nga Memaliaj.

Sipas policisë, grabitja ishte planifikuar një natë më parë në lokalin e fshatit Vasjar. Mësohet se nën efektin e lëndëve narkotike, të rinjtë kanë tentuar të ndalojnë autobuzin që vinte nga Greqia për ta grabitur. Më pas ata janë larguar dhe armet i kanë hedhur në lumin Vjosë ku polumbarët kanë nisur kërkimet.

 

redaksia.tvklan.al/e.gj