vjedhjaaaNjë çift bashkëshortësh janë dhunuar dhe grabitur nga dy persona mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas burimeve të policisë, rreth orës 01:00 të natës,  dy të moshuarit Thimio dhe Maria Cino janë dhunuar nga dy persona, ku para se të grabisinin u kanë hequr energjinë lektrike dhe të moshuarës i kanë lidhur gojën.

Mësohet se dy personat kanë arritur të vjedhin një sasi prej 27 mijë lekësh të reja, gjithashtu kanë grabitur edhe disa sende me vlerë.

Policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

tvklan.al