Kantautori i muzikës së lehtë, Alban Skënderaj tanimë prej pothuajse 9 muaj ka një “thesar” në duart e tij. Në këto ditë të nxehta, Albani nuk ia ka kursyer qejfin as vogëlushes Ameli, ku të dy sëbashku janë fotografuar në pishinë.

Në foton e publikuar në llogarinë Instagram Skënderaj shkruan: “Gjithmonë e sigurt në duart e babit”. Sigurisht ky postim është përshëndetur menjëherë nga fansat e shumtë të këngëtarit, të cilët e kanë vlerësuar atë si një baba shembullor./tvklan.al