te ashtuquajturit eksperte

Na vjen keq për ekspertët dhe gjithologët, por në të vertetë kush thotë se di gjithçka, nuk di asgjë. Duket se shprehja e Platonit, tek “Apologjia e Sokratit”, megjithëse e shkruar në vitin 399 Përpara Krishtit, sot është një leksion i mirë, veçanërisht në një moment historik, shkruan Huffington Post, kur të gjithë janë të bindur se i dinë të gjitha.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Psychological Science”, kush mbivlerëson vetëdijen e tij, shpesh duhet t’i nënshtrohet faktit se për argumentin, di shumë pak.

Studiuesit mbikqyrën rreth 100 vullnetarë. Qëllimi ishte të shikohej perceptimi për njohuritë. Disa prej tyre thonin se ishin ekspertë të Financave. Ekspertët i pyesnin për disa terma në fjalorin financiar, mbi letërsinë, flizofinë, gjeografinë dhe në të vërtetë rezultati nuk ishte ai që pritej.

Autorja e studimit, Stav Atir e Cornell University thotë se, sa më shumë këta persona besojnë se dinë, aq më shumë synojnë të shpikin gjëra që në të vërtetë nuk i njohin.

Janë pikërisht këta persona, thonë studiuesit, që i kanë mbyllur portat e mendjes për të mësuar gjëra të reja. Duke mos pranuar kufijtë e tyre, nuk duan të tjerë stimuj.

Kësisoj, kur një ekspert duhet të marrë vendime të rëndësishme ne nivel financiar apo në politikë, ekziston rreziku të mos mbërrijnë gjëkundi.

Tv Klan