policia-rrugore-gjoba

Gjobat e Policisë Rrugore dhe asaj të Policisë Bashkiake së shpejti do të  hidhen në një sistem të vetëm,  në sistemin E –Gjoba .

Ekspertët të Policisë Rrugore dhe të Policisë Bashkiake janë duke mbyllur projek-marrëveshjen, e cila synon në unifikimin  në një sistem të vetëm të gjobës për drejtuesit e mjeteve. Fillimisht unifikimi parashikon vetëm gjobat për Tiranën.

Sipas burimve zyrtare nga Policia e Shtetit në sistemin E- gjoba të policisë do të jenë të specifikuara , gjobat e vendosura nga Policia Bashkiake dhe ajo Rrugore.

Pagesa e gjobës do të bëhet në postë, ose banka të nivelit të dytë.

Ky projekt synon që të të bëj më të thjeshte pagesën e gjobës.

Po diskutohet gjithashtu që Policia Bashkiake për shkelje të sinjalistikës, të mos përdor më bllokues të gomave.

Tv Klan