At e bir janë arrestuar nga policia e Krujës pasi kërcënonin një 64-vjeçar duke i kërkuar shuma të mëdha parash.

Uniformat blu sqarojnë se Agim Çangu 46 vjeç dhe Gentian Çangu 19 vjeç i dërgonin mesazhe kërcënuese në celular 64-vjeçarit me iniciale H.L duke i kërkuar 20 mijë Euro.

Pas denoncimit të 64-vjeçarit, policia nisi hetimet dhe dokumentoi të gjithë ngjarjen. Gjatë aksioni të koduar “shtrëngimi”, autoritetet sekuestruan 4 celularë, 12 karta SIM të kompanive të ndryshme telefonike dhe një çifte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë” dhe  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në bashkëpunim.

/tvklan.al