Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve ka gjobitur 384 subjekte që funksionojnë si bare, restorante dhe fast-foode.

 Sipas AKU këto subjekte nuk plotësonin kushtet higjeno sanitare, mungesë dokumentacioni shoqërues, mungesë të librezave shëndetësore të personelit,  dhe mungesën e planit për të disifektuar vendin kundrejt brejtësve dhe insekteve.

Restorantet dhe fast food-et  që nuk plotësonin kushtet higjeno sanitare janë evidentuar në qarqet e Durrësit dhe Vlorës.

Këto kontrolle do të vijojnë deri në përfundimin e sezonit turistik, në të gjitha restorantet, baret, fast-food dhe markete.

Tv Klan