Faza përgatitore në Antalia i shërbeu Kukësit. Ekipi kryesues i Superligës i është rikthyer stërvitjeve në Pezë Helmës edhe pse jo me grupin e plotë, që pritet të plotësohet në ditët në vijim. Trajneri Ernest Gjoka mendon se përballja me skuadra të rëndësishme në Turqi i bëri mirë skuadrës.

Ndeshjet na shërbyen shumë për të parë gjendjen para ekipeve me emër.

Kukësi zhvilloi miqësore me Basaksehir, Kairat Almati dhe Neftçi Baku. Prova të tilla i dhanë mundësinë stafit teknik të shikojnë afrimet.

Rrumbullaku dhe Cale u ambientuan shumë shpejt.

Ernest Gjoka sqaroi se afrime të tjera mund të ketë vetëm nëse do të jetë ndonjë futbollist cilësor. 

Tv Klan