Kompania “Gjoka Konstruksion” është shpallur zyrtarisht fituese nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjisë për të ndërtuar Rrugën e Arbrit. Komisioni i vlerësimit skualifikoi firmën “Alb-Star” dhe Subjekitn Adem Pojani pasi kishin mungesë në dokumentacion.

Tashmë mbetet që të nënshkruhet kontrata e të nisin punimet për ndërtimin e segmentit 69 kilometra i cili lidh Tiranën me Dibrën. Projekti do të kushtojë 245 milionë euro dhe është i pari që do të vihet në zbatim nga paketa “One Billion Euro”. 

185 milionë euro do të financohen nga privati dhe 60 nga shteti, ndërsa pas tre vitesh qeveria do të nisë të paguajë shumën që është dhënë nga kompania ‘Gjoka Konstruksion’.

Tv Klan