Nga sot në Parlamentin e Malit të Zi, deputetët shqiptarë mund që fjalimet e tyre t’i mbajnë edhe në gjuhën shqipe. Lajmi është dhënë nga kryetari i “shtëpisë së ligjvënëse”, Darko Pajoviç.

Një mundësi të tillë e paralajmëroi kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili një javë më herët qëndroi për vizitë zyrtare në Podgoricë.

“Nga sot përmes një pilot projekti në Parlamentin e Malit të Zi mundësohet që deputetët të mbajnë fjalimet edhe në gjuhën shqipe, dhe kjo është arsyeja përse keni kufje para vetes”, u tha Pajoviç deputetëve

./tvklan.al