Marko Gjuriç, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se shteti i tij do të pengojë në të gjitha format anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

“Do ta bëjmë të pamundurën që ta pengojmë anëtarësimin në INTERPOL, sikurse e kemi pamundësuar anëtarësimin në UNESCO”, ka thënë Gjuriç për TV PINK.

Ai tha se Kosova përmes këtij anëtarësimi dëshiron të vërtetojë pavarësinë e saj, kurse sipas tij, kjo “do të shërbejë për përndjekjen e serbëve”. /klankosova