Drejtori i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se dialogu me shqiptarët është në interes të Serbisë dhe do të kishte dëshirë që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë marrëveshje.

Mëtutje, duke folur sot në rrjetin RTS, për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, zoti Gjuriq theksoi se marrëveshjka eventuale duhet të jetë në interes të popullit serb.

“Kjo nuk mund të jetë kurrfarë marrëveshjeje, e cila do të ishte vetëm në interes të popullit shqiptar”, tha Gjuriq dhe ka shtuar se “nëse do të kemi sukses në arritjen e marrëveshjes, me të cilin në masë të mjaftueshme do të ishin të kënaqur apo të pakënaqur serbët dhe shqiptarët, atëherë kjo do të ishte pozitive”.

Ai ka theksuar se Serbia kurr nuk ka ikur nga bisedimet.

Sipas tij, “edhe presidenti, Aleksandar Vuçiq, publikisht ka bërë thirrje për bisedime në raportet e serbëve dhe shqiptarëve”.

Gjuriq, po ashtu, theksoi se dialogu i brendshëm për këtë çështje është i rëndësishëm për Sërbinë./REL