Zbulohen në Skoci gjurmë dinozaurësh. Sipas paleontologëve, këto janë më të lashtat e gjetura dhe i përkasin disa lloj dinozaurësh që ndanin të njëjtin habitat. Këta banorë të Tokës që arrinin deri në 30 m lartësi  popullonin zonën rreth 170 milionë vjet më parë. Nga gjurmët e gjetura studiuesit mendojnë se të gjithë llojet që jetonin në këtë zonë të Skocisë, jetonin në paqe me njëri tjetrin.

Janë dy tipe të veçantë, njëri i ngjashëm me T.rex dhe tjetri i ngjashëm me Brontosaurët, ata që janë me qafë të gjatë, dhe jetonin në një lagunë të cekët atëherë kur Skocia ishte e përfshirë nga temperatura shumë herë më të larta se ato aktualet. Gjithashtu në atë epokë Britania e sotme ndodhej më pranë Ekuatorit, me klimë të ngrohtë e të lagësht.

Klan Plus