Le qeline Frroku

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur të prishë vendimin e Shkallës së Parë për Arben Frrokun. Për pesçen e gjyqtarëve biznesmeni është autor i vrasjes së Kryekomisar, Dritan Lamaj.

Për këtë arsye, me vendim të formës së prerë, Gjykata e dënoi Arben Frrokun me burgim të përjetshëm, duke i dhënë të drejtë Prokurorisë.

Trupa gjyqësore ka vendosur të lexojë vetëm dispozitivin e vendimit, ndërsa në ditët në vijim pritet zbardhja e vendimit për të parë dhe argumetat që ka përdorur gjykata për të mbërritur në këtë vendim.

Vetë Arben Frroku nuk ndodhej në sallë në momentin e shpalljes së vendimit. Sipas familjarëve të tij, ai nuk ndodhet në Tiranë, duke qënë se ka disa ditë që ka dalë jashtë territorit të Shqipërisë.

Në fund të seancës, avokati mbrojtës i Frrokut e cilësoi vendimin si të marrë nën presion politik.

Prokuroria ndërkohë ka bërë publike argumentat që ka përdorur në Gjykatën e Apelit. Akuza thotë se janë 5 fakte të cilat faktojnë se Arben Frroku është autor i kësaj vrasje.

Së pari, u identifikua motivi i cili ka shërbyer për të pandehurin në kryerjen e vrasjen.

Së dyti, u provua i gjithë mekanizmi i kryerjes së vrasjes, si numrin e personave, mjetet e përdorura, intinerari i ndjekur prej tyre.

Së treti, në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka dhe kamerave të sigurisë në vendin ku u vra Komisar Lamaj u provua se, Arben Frroku ka qënë në vendin e ngjarjes dhe ka qëlluar mbi të.

Së katërti, akuza ka mundur të rrëzojë alibinë e të pandehurit mbi udhëtimin e tij drejt Greqisë ditën e vrasje së Dritan Lamaj.

Së pesti, në bazë të ekperimentit u provua se autori mund të largohej nga vendi i krimit drejt pikës kufitare të Kapshticës në Korçë, në kohën e llogaritur.

Vendimi i Gjykatës vjen pas disa seancash shtyrje për shkak të mosparaqitjes së avokatëve dhe vetë të pandehurit.

Në datën 3 Prill të këtij viti, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi të shpallë të pafajshëm biznesmenin Frroku, duke rrëzuar të gjithë pretendimit e Prokurorisë.

Kur kanë kaluar më pak se 77 ditë nga lirimi i Frrokut, është Gjykata e Apelit ajo që vendos se ai duhet të rikthehet në burg, për vrasjen e 24 Shkurtit 2013, ku mbeti i vdekur Komisar Dritan Lamaj.

Tv Klan