Fullani del nga burguGjyaka e Apelit ka zbardhur sot vendimin për rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga Gjykata e Tiranës për Guvernatorin Fullani duke argumentuar se  nuk ka ekzistuar asnjë dyshim i arsyeshëm e i bazuar në prova, që të çonte organin e akuzës në caktimin e kësaj mase sigurie dhe me pas gjykatën në pranimin e kësaj kërkese.

Gjykata e Apelit e konsideron vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të padrejtë, të shpejtuar dhe të pabazuar në kërkesat e ligjit procedurial.

Më tej në relacion thuhet se marrja e masës së arrestit në burg, pra pa praninë e zotit  Fullani lë shkak për të konkluduar se kërkimi i bërë nga ana e organit të akuzës është në manipulim të gjykatës dhe deformim të realitetit.

Tv Klan