sheshelGjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Serbi ka vendosur të lirojë nga burgu Vojsllav Shesheljin.

Masa është motivuar me gjendjen e rëndë shëndetësore të 60-vjeçarit.

Kreu i Partisë Radikale Serbe ndodhet prej më shumë se 10 vjetësh në gjykim në Hagë për 15 akuza për krime lufte.

Ai është hetuar ngjarje të ndodhura në Kroaci, Bosnjë dhe Vojvodinë, gjatë gjysmës së parë të vitete ’90 të shekullit të kaluar.

Sheshelj vuan nga kanceri dhe pritet t’i nënshtrohet një trajtimi me kemioterapi.

Mediat në Serbi bëjnë me dije se për shkak të procedurave ai nuk pritet të mbërrijë në Beograd përpara ditës së martë të javës që vjen.

Tv Klan