Haki Hasanbega, ish-shefi i rendit në Vlorë arrestuar katër muaj më parë se ndihmonte një grup kriminal të kultivonte kanabis në Tepelenë dhe Vlorë, është liruar nga Gjykata e Krimeve të rënda.

Togat e zeza kanë ndryshuar masën e sigurisë për ish-zyrtarin e policisë nga arrest me burg në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike.

Dy muaj me parë gjykata e lartë liroi Gani Abazin, ish-shefin e rendit te komisariatin e Tepelenës edhe ai i dyshuar se ndihmonte të njëjtin grupi kriminal.  

Pavarësisht ndryshimit të masës së sigurisë, Prokuroria thotë se është e provuar se dy ish-policët kanë bashkëpunuar me grupin kriminal.

Prova më e fortë për këtë grup kriminal janë përgjimet telefonike.

Sipas hetimeve Haki Hasanbega ka patur lidhje të ngushta me Elton Çiçën, i vrarë në një atentat në zonën e ish-bllokut ne muajin maj të vitit të kaluar.

Sipas hetimeve, të paktën në dy raste, zyrtarët e policisë kanë bashkëpunuar me  trafikantët, ku policia arriti të sekuestrojë më shumë se dy ton kanabis në dy aksione./Tv Klan