varufakis

Rregjistrimi telefonik, ku ish – Ministri grek i Financave, Janis Varufakis flet për planin B për t’u kthyer tek dhrahmia, ka detyruar Prokurorin e Gjykates së Lartë të kërkojë hetimin e tij për tradhëti të lartë.

Ai i ka paraqitur një kërkesë parlamentit grek, i cili duhet të shqyrtojë heqjen e imunitetit si Deputet. Rregjistrimi i audios i përket datës 16 Korrik dhe është publikuar më 27 Korrik, me autorizimin e vetë Varufakis.

Ai dëgjohet të thotë: Kryeministri, përpara zgjedhjeve me ka kërkuar të formuloj një plan B dhe për këtë unë ngrita një ekip të posaçëm.

Tv Klan