Gjykata e Lartë ka shtyrë vendimmarrjen për Armando Prengës, ish-deputeti, i cili hoqi dorë nga mandati dy javë më parë. Seanca e radhës u caktua në datën 27 mars ku gjykata mund të vendosë moskompetencë për këtë dosjes duke qenë se Prenga nuk është më deputet. 

Në seancë e kësaj të hënë Gjergj Cali një nga persona, i cili u plagos në konfliktin me ish-deputetit për pronësinë e lagunës së Patokut bëri të ditur se pronësia e asaj prone u është pezulluar me vendim të Gjykatës së Lartë.

Dy shkallët e para të Gjykatës Admnsitrative të Tiranës ia hoqën liçencën e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut vëllait të deputetit Armando Prenga, duke ia kaluar familjes Cali.

Gjykata e Lartë administrative pritet të shprehet me vendim në ditët në vijim për pronësinë e Lagunës së Patokut.

Tv Klan