Arben Isufajt nuk do të ekstradohet në Itali. Gjykata e Fierit, rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e tij pas një vendimi të gjyqësorit italian ku vepra penale për të cilin akuzohej u ndryshua. Nga pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafik narkotikësh në bashkëpunim. Megjithatë shteti italian nuk ndryshoi kërkesën për ekstradimin e Ben Qimes duke kërkuar nga autoritetet shqiptare arrestimin e tij. Vendimj i Gjykatës së Fierit rrëzoi kërkesën për ekstradim dbe njëherazi masën e sigurisë që ishte arrest shtëpie.