Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin  prej 11 faqesh për shkarkimin e Elvis Roshit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Gjykata Kushtetuese ka argumentuar  përse vendimi i KQZ-së dhe ai i Këshillit të Ministrave për shkarkimin është kushtetues.

Votimi kundër Elvis Roshit ka qenë 8-0.

Në 7 mars Gjykata Kushtetuese rrëzoi  ankimimin e Elvis Rroshit për të rifituar mandatin e tij si kryebashkiak i Kavajës.

Avokatët e Rroshit Theodhori Sollaku dhe Viktor Gumi kërkuan gjithashtu rrëzimin e një sërë nenesh të ligjit të dekriminalizimit pavarësisht vendimit për kushtetutshmërinë e tij, por dhe shfuqizimin e vendimit të KQZ-së që i ndërpreu mandatin dhe të atij të kryeministrit për shkarkimin nga posti i kreybashkiakut.

Me një vendim të Këshillit të Ministrave më 29 dhjetor të vitit 2016, Elvis Rroshi u shkarkua nga detyra si kryebashkiak i Kavajës. Më herët KQZ i hoqi mandatin kreut të Bashkisë së Kavajës pas plotësimit të formularit të dekriminalizimit./tvklan.al