Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit Dashamir Tahiri, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit, derisa çështja të përfundojë shqyrtimin në themel.

Kërkesa nuk u pranua nga togat e zeza dhe vendosën që seanca e radhës të zhvillohet në 6 Shkurt. Avokatët e Tahirit, në fund të seancës thanë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me të njëjtën kerkesë.

Pak javë më parë, KQZ i hoqi mandatin dy deputetëve të Kuvendit, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami pasi ishin subjekt të ligjit për Dekriminalizimin.

Të hënën, Gjykata Administrative do të marrë në shqyrtim kërkesën e ish – deputetit Selami.

Tv Klan