Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili u padit nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj për shpifje dhe fyerje.

Për gjykatësin Lazër Sallaku, deklaratat e bëra nga kreu PD, ku akuzon Beqajn për korrupsion, nuk përbëjnë vepër penale.

Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Prokuroria në këtë seancë, duke argumetuar se, ligjërimi i Bashës është një fjalor normal në politikën shqiptare.

Nuk ka vepër penale dhe gjithçka bëhet për të informuar publikun.

Në përfundim të seancës, Beqaj tha se në këtë mënyrë, Gjykata dhe Prokuroria po legjitimojnë fyerjen dhe shpifjen.

Basha ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë se ka favorizuar në tendera publikë, kompani me të cilat ka konflikt interesi. Vlera e këtyre tenderave, sipas PD, është 32 milionë euro.

Tv Klan