GJIKAGjykata e Tiranës ka shtyrë për në 24 shkurt seancën gjyqësore ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika që akuzohet për falsifikim te dokumentave zyrtare. Shtyrja është bërë pas mungesës së 4 deshmitareve te thirrur per kete ceshtje.

Bëhet fjalë për objektin e ndërtuar në vendin e quajtur “Tre racat” dhe një tjetër ndërtesë brenda territorit të portit. Procesi nisi shqyrtimin në Gjykatën e Vlorës por me kërkesë të prokurorëve u transferua në Tiranë.

Pas seancës Gjika është pyetur për lidhjet e tij me Marion Mitron i akuzuar si porositës i shpërthimeve me tritol tek Julian Sinanaj. “Kam bërë një deklaratë për këtë çështje dhe i qëndroj asaj – tha Gjika pa dhënë detaje të tjera. Gjika ka akuzuar fort prefektin e Vlorës Dervishi se me deklaratat e tij po shpërqendron hetimet për bandën e tritolit.