Institucioni i Gjykatës Speciale të Kosovës, pritet që të ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, në fund të vitit 2016, ose në fillim të vitit 2017.

Ngritja e këtyre aktakuzave do të bëhet e mundur brenda 6 muajve vetëm nëse, kjo gjykatë arrin të kompletohet me stafin e nevojshëm dhe arrin të sigurojë mjetet financiare.

Presidentja Atifete Jahjaga ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën, shtet ky në të cilin do të vendoset Gjykata Speciale. Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, kjo marrëveshje ka ardhur pas nënshkrimit më 15 shkurt 2016 të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadores së Holandës në Kosovë./tvklan.al