Gjykata administrative e Apelit u zbraps. Ajo vendosi të shtyjë për të premten shqyrtimin e dy çështjeve, atë për shfuqizimin e lejes së ndërtimit të 5 pallateve nën digën e liqenit artificial të ngritur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit së bashku me Bashkinë e Tiranës dhe kërkesën e kompanisë ndërtuese për shfuqizim të vendimit të pezullimit të punimeve.

Shkak u bë mbledhja përpara kesaj gjykate e qindra qytetarëve që i’u bashkuan thirrjes së Kryetarit te Bashkisë, Erion Veliaj, i cili kërkoi ndryshimin e trupit gjykues, për konflikt interesi. Njëra gjyqtare, Ankelina Gazidede u tërhoq. Por kryebashkiaku Veliaj tha se nuk ishte dorëheqja e duhur.

Kryebashkiaku Veliaj e akuzoi gjykatën se kishte vendosur në fshehtësi mbi kërkesën e Bashkisë për ndryshimin e trupës gjykuese, për lejen e pallateve 17 katëshe. Ai hodhi akuza edhe për paraardhësin e tij që lejoi ndërtimin e këtij kompleksi pallatesh.

Sipas Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, leja për 5 pallatet deri në 17 kate poshtë digës së liqenit duhet të anullohet, pasi bordi i digave e ka vlerësuar atë të papërshtatshëm dhe një rrezik për jetën e banorëve.

Tv Klan