Gjykata e Tiranës pranoi gjykimin e shkurtuar për ish – Deputetin Mark Frrokun, i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë në 1999.

Gjithashtu, mbi të rëndojnë akuzat e ndërtimit të paligjshëm dhe fshehje të pasurisë.

Togat e zeza vendosën gjithashtu ndarjen e çështjes së Frrokut nga i pandehuri tjetër, për të njëjtën ngjarje, Kristjan Marinaj, i cili do të gjykohet me procedurë të zakonshme.

Avokati i Marinajt kërkoi nga Gjykata shpalljen të pavlefshme të disa akteve të ardhura nga Belgjika, kërkesë për të cilën gjykata kërkoi kohë për t’u shprehur, duke shtyrë seancën.

Për Mark Frrokun pritet të hidhet shorti që do të caktojë trupën e re gjyqësore, që do të shqyrtojë dosjen e tij.

Në sallë, Prokuroria kundërshtoi vendimin për pranimin e gjykimit të shkurtuar të Frrokut.

Organi i akuzës argumetoi se çështja nuk mund të ndahet, pasi dy të pandehurit akuzohen për të njëjtën vepër. Kërkesa për gjykim të shkurtuar ishte bërë ish – Deputeti Mark Frroku, i cili përfiton uljen e 1/3 së dënimit.

Tv Klan