Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës zbardh vendimin, i cili ndalon vazhdimin e ndërtimit të projektit “Veliera” në gjithë zonën A arkeologjike të Durrësit. Në vendimin e marrë në datën 3 Mars, pranon pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për të vendosur sekuestro preventive pasurisë së paluajtshme, ku po kryhen punime për ndërtimin e projektit “Veliera”, e ndodhur pranë Torrës Veneciane, duke mos lejuar vazhdimin e punimeve për pjesën e projektit që shtrihet në zonën “A” të qytetit të Durrësit.

Me këtë vendim në dorë shoqëria civile, e cila që me daljen e rrënojave arkeologjike të fund viteve 800 kërkoi pezullimin e  punimeve, do t’i rikthehet protestave, duke nisur nga mbrëmja e sotme.

Kjo goditja e dytë qe merr projekti Veliera pas vendimit të Gjykatës Administrative e cila vendosi pezullimin e punimeve në Zonën A. Fati i projektit shumë të kundërshtuar “Veliera” pas zbulimit të themeleve të ndërtesës së ish administratës osmane, e që më pas shërbeu si konaku i përkohshëm i Princ Vidit në vitin 1914, pritet të vendoset nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, i cili ku ka kaluar më shumë se një muaj nga zbulimet arkeologjike ende nuk ka marrë një vendim.

Tv Klan