Dy dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij kanë fundosur me biznesmenin Ylvi Beqja.

Nazmi Çangu në dëshminë e tij sqaroi se Beqja i kishte marrë 150 mijë euro borxh me qëllim marrjen e pronësisë së ish-hotel Vollgës. Ai i kishte premtuar Çangu se përveç borxhit do t’i jepte dhe një sasi tjetër parash nëse fitonte pronësinë.

Nazmi Çangu tha se kishte hyrë garant dhe tek persona të tjerë të cilëve Beqja u ka marrë para.  “I

kam thënë para dhe nuk mi ka kthyer me ka shkatërruar

”, përfundoi dëshminë e tij Çangu.

 Dëshmia e Çangut u kundërshtua pjesërisht nga prokuroria. Më pas dëshmoi noterja Drita Pepin e zyrës e të cilës janë firmosur kontratat e para mes Shullazit dhe Ylvi Beqjat.

Sipas saj palët i kanë firmosur me vullnet të lirë aktet dhe ajo nuk ka vërejtur asnjë lloj presioni. Pas dëshmive Emiljano Shullazi kërkoi ripyetjen e Ylvi Beqjat , kërkesë e cila u rrëzua nga gjykata. Seanca e radhës u shty për në datën 12 shtator ku janë thirrur për të dëshmuar ish-kreu i hipotekës Ilirjan Muho si dhe 5 persona të tjerë.

Tv Klan