Ylvi Beqja është përballur përsëri me Emiljano Shullazin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë në këtë proces ishte thirrur për tu ballafaquar me noteren Aida Spahiu dhe ish-badigardin e tij.

Pikërisht në zyrën e noteres është firmosur kontrata për dhurimin e 30 % të ish-hotel Vollges, Emiljano Shullazit. Beqja ka pretenduar se e ka firmosur atë kontratë nën kërcënimin e armës nga Shullazi. Por Spahiu i sqaroi gjykatës se kontrata është firmosur me vullnet të lirë nga të dyja palët dhe nuk ka patur asnjë kërcenim.

Një ballafaqim tjetër ka qenë ai midis Besnik Musait edhe ky dëshmitar i mbrojtur dhe noteres. Musai ka pretenduar se biznesmeni Beqja është kërcënuar nga të pandehurit. Por Aida Spahiu i tha gjykatës se nuk e ka parë dhe takuar asnjëherë dëshmitarin duke këmbëngulur se palët kanë firmosur pa asnjë lloj presioni.

Një debat në fund të seancës ka patur mes Emiljano Shullazit dhe prokurores së çështjes. Shullazi ka pretenduar se ka inçizime dhe Prokuroria duhet të durojë sa të vijnë dëshmitarët tonë. Ata  do të sqarojnë se çfarë u ka thënë Ylvi Beqja. Ka edhe emra prokurorësh aty, përfundoi replikën e tij Shullazi.

Në këtë seancë gjykata rrezoi edhe kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë bërë nga avokatët. 

Tv Klan