Ish- ministri i Brendshëm Samir Tahiri ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë, e cila sot dënoi me gjobë prej 500 mijë lekë  Edi Palokën.

Mes Tahirit dhe kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka kishte nisur një betejë ligjore.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka u hodh në gjyq për shpifje nga ana e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Statusi i Tahirit:

Një gjyq i stërzgjatur, me ne fund i fituar.

Një tjetër artist shpifjesh, me ne fund i dënuar.

Ne #shqiperineqeduam nuk ka vend edhe për ata qe punojnë edhe për ata qe gënjejnë.

Shyqyr qe drejtësia e qytetareve nuk vonon sa drejtësia e gjyqtareve.

Ndaj, #shihemine25

/tvklan.al