Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri ka dëshmuar për rreth një orë në gjyqin ndaj Kastriot Ismaliaj, për aferën CEZ-DIA. Gjiknuri u thirr në këtë proces nga i pandehuri Ismailaj, i cili i drejtoi disa pyetje.

Gjiknuri deklaroi se ishte Rebeca Gaskin, drejtoresha ekzekutive e kompanisë DIA ajo që i kërkoi shtetit shqiptar të mbyllnin mosmarrëveshjet me mirëkuptim, për t’i dhënë fund konfliktit në Arbitrazh.

Sipas Gjiknurit, Gaskin i kishte thënë se Kastriot Ismailaj nuk ishte më përfaqësues i saj, pasi i kishte prishur imazhin e kompanisë.

Ministri sqaroi se skandali i CEZ ka ndodhur në 2011, ku vartësit e tij Romeo Kara dhe Ervis Mata i thanë se duhet të padisnin biznesmenin për mashtrimet që kishte kryer me mbledhjen e borxheve të CEZ.

Tv Klan