Angli – Gjyqi ndaj Vital Dapit 44 vjeçarit nga Elbasani, që në Angli njihet me emrin Ali Qazimaj do të mbahet në Janar të vitit 2017.

44 vjeçari akuzohet për vrasjen e Peter Stuart 75 vjeç dhe zhdukjen e bashkëshortes së tij Silvia 69 vjeç.

Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Ipswich, Vital Dapi nuk pranoi të merrte pjesë duke qëndruar në paraburgim me pretendim se është i pafajshëm dhe se ai nuk është Ali Qazimaj, duke mos bashkëpunuar në asnjë moment me hetuesit për gjetjen e trupit të 69 vjeçares.

Por provat e paraqitura nga hetuesit Britanik janë të pakontestueshme për të provuar se tre identitetet Marco Kosta, Ali Qazimaj dhe Vital Dapi janë të të njëjtit person.

Me 3 Qershor Policia e Suffolk nisi një hetim pas denoncimit se bashkëshortët Stuart ishin zhdukur, trupi i pajetë i 75 vjeçarit Peter u gjet i vrarë me mjete prerëse ndërsa 69 vjeçarja nuk është gjendur akoma. Zhdukja e saj po trajtohet si vrasje nga ana e policisë vendase.

Pas arratisjes Qazimaj apo Dapi u arrestua me datën 16 Qershor në Luksemburg dhe në fund të muajt Korrik u ekstradua drejt Britanisë së Madhe.

Vital Dapi ishte me dokumenta të rregullta prej shumë vitesh në Angli   nën identitetin e vjedhur kosovar Ali Qazimaj ndërsa zbulimi se ishte shqiptar u bë pas letrës së gjetur në banesën e tij për një pronë që shitej në afërsi të Rinasit.

Tv Klan