Gjyqtarët dhe Prokurorët shqiptarë kanë edhe 1 javë afat për të deklaruar pasurinë e tyre, nëse do të duan që të jene pjesë e sistemit të drejtësisë.

Formularët e pasurisë do të administrohen nga Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Ndërsa në Drejtorinë e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara do të dorëzohen formularët e pastërtisë se figurës.

Burime pranë ILDKPI thanë për Tv Klan se deri tani janë dorëzuar vetëm 50 deklarime, por pa dhëne numrin e sakte se sa janë gjyqtarë e sa prokurorë.

Një numër i vogël ky, duke marre ne konsiderate faktin se në sistemin e drejtësisë, janë gjithsej 800 gjyqtarë e prokurorë.

Ata që nuk do t’i kenë të justifikuara pasuritë ose do të zbulohet se i kanë fshehur ato, do të përjashtohen nga radhët e gjyqësorit, përveçse do të përballen edhe me drejtësinë në rastet kur do të konstatohet se kanë kryer vepër penale.

Edhe nëse nuk do të kalojnë testin e pastërtisë së figurës nuk do të jenë më pjesë e sistemit.

Kush nuk do t’i paraqesë deklarimet ne kohe, nuk do te jete me ne detyre prej 1 shkurtit dhe nuk do të kenë te drejte te kthehen për një periudhe 10 vjeçare.

Tv Klan