Një gjyshe e fiksuar pas lojërave të bingos, u shokua kur zbuloi se personi që luante me të online ishte motra e saj që kishe humbur prej shumë kohësh.

Elaine Walker, 59 – vjeçe shpenzoi rreth 35 vite për të gjetur motrën e saj, 65- vjeçaren Jackie Green.

Ajo hoqi dorë nga kërkimet vitin e kaluar, vetëm më pas zbuloi se ajo kishte kaluar 8 vitet e fundit  duke luajtur bingo virtuale me Jackie pa e ditur se ishte e motra.

Dy lojtaret ishin bërë mike me emrat e tyre të lojës Dukie11 dhe Whiskey666, dhe ishin lidhur shumë me njëra tjetrën.

“Ne kemi folur në BingoPort çdo ditë për rreth 8 vjet, absolutisht pa e ditur se ne ishim motra”-

thotë Elaine.

“Menaxheri i lojës online na quante “binjaket e tmerrshme” pasi luanim e bisedonim gjithmonë bashkë”,

– rrëfen ajo.

Të dyja motrat u ndanë pasi Elaine u rrit nga prindërit adoptiv në një tjetër vend, ndërsa Jackie me babain e saj.

Në moshën 25-vjeçare Elaine zbuloi se kishte një motër dhe nisi ta kërkonte.

Gjithashtu ajo rrëfen se lidhja që ato të dyja patën në lojë ishte më e fortë se ajo në telefon, apo kur u takuan përballë./tvklan.al

Elaine-Walker

Elaine-Walker (1)