Këngë, humor dhe dhurata ishte trinomi që përcolli në mbrëmjen e së mërkurës “Kënga Magjike”. Tingujt e parë që pushtuan Pallatin e Koncerteve, ishin të “Ma thuaj ti”, e Rozana Radit, kënga fituese e një viti më parë.

Konkurrimi nisi për 16 këngëtarët e të cilësuarës “Kategoria Big”, e “Të Mëdhenjve”… dhe 9 zërave me statusin “Artistët e Rinj”.

Të drejtën për të votuar dhe për t’u votuar për të qenë në finalen e së Shtunës e fituan 6. Për Armendën, Reinaldon dhe Tolin, të kuqet e gjyqtarëve ndërprenë konkurrimin e tyre në “Kënga Magjike”.

Tema të cilën këtë edicion të 19-të, skenaristja Dalina Buzi në bashkëpunim me Besart Kallakun dhe Erion Isain, sollën me humor ishte qasja e shoqërisë ndaj jetës virtuale.

Publikun, produksioni, e gostiti me dhurata.

Ardit Gjebrea me pjesëmarrjen e dy prezantueseve Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla na lënë takim sonte në orën 20 e 30, në gjysmë-finalen e dytë të “Kënga Magjike”, në një transmetim të drejtpërdrejt në ekranin e Televizionit Klan.

Tv Klan