Startoi mbrëmjen e së hënës nata gjysmëfinalja e spektaklit “YFSF”, e cila do të sjellë finalen e shumë pritur ku do të zgjidhë dhe fituesin e sezonit të dytë të kësaj patente të gjigantit Endemol.

E hëna tashme i përket atyre, yjeve botërore e shqiptar. Herion Mustafarai me Mike Diamondz dhe tingujt latinë do të hapnin konkurrimin dhe sigurisht përveç interpretimit të arrirë nuk do të linte pas dhe humorin që e karakterizon sa here del në skenë…pas tij tingujt shqiptare të një legjende të gjallë si Nexhmie Pagarusha, të sjellë mjaft bukur nga Arinda Gjoni, e cila emocionoi jurinë.

Një performancë që i rrinte mjaft për shtat Shpat Kasapit, i  cili tregoj edhe një here se di t’i përshtatet mjaft mirë figurave të tij duke sjellë Eros Ramazzotin në një mënyre perfektë aq sa juria filloi të luajë me tingujt e tij.

Skena e madhe do të kthehej në një oqean të frikshëm dhe romantik në të njëjtën kohë kur në të do të shfaqej Titaniku dhe Beatriks Ramosaj si Selin Dion, interpretim ky që ndezi jo pak debat midis jurisë. Atmosferën do ta vazhdonte ta ngrinte lart Valon Shehu me Vasco Rossin për të cilin ai mori mjaft kompliment nga të tre anëtaret dhe në mbyllje ajo, kameleoni siç e quajnë shpesh në këtë spektakël Flaka Krelani, e cila solli James Brown me mjaft mjeshtëri…

Kupën e fundit të gjysmëfinales e rrëmbeu Arinda Gjoni.

Po të hënën tjetër cili do te rrëmbeje atë, çmimin e madh te YFSF?

S’na mbetet tjetër veçse të presim një tjetër javë në 20.15 përpara ekranit të Televizionit Klan, ku dyshja Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu premtojnë një finale yjesh.

Tv Klan