Një 51-vjeçar ka rënë në prangat  e policisë së Elbasanit. Agim Islami banues në fshatin Kusarth të Elbasanit është arrestuar, pasi ka goditur me sende të forta punonjësin e Drejtorisë Rajonale të Aluiznit, 60-vjeçarin me inicialet M.Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”./tvklan.al