Një i ri është vënë në pranga, pasi ka kundërshtuar dhe dhunuar një efektiv policie.

Mikel Salillari, 29 vjeç, banues në lagjen “Kastriot” Fier, u arrestua,  pasi në lagjen “Kryengritja e Fierit”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.

/tvklan.al